Murrizi: Kam qenë kundër koalicionit me Metën, nuk frymëzoi, ishte nga halli për regjistrim në KQZ

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Opozita përpos fjalën nuk ka gjë në dorë në një shoqëri si Shqipëria, sepse nuk ka tendera.

Ai tha se pozita u mobilizua këtë herë sepse mori 500 mijë vota, por më këtë sistem mund të fitohen 61 bashki edhe me 61 vota më shumë, sepse nuk ke nevojë që të jesh shumicë absolute në një bashki të caktuar.

Murrizi: Opozita përpos fjalën nuk ka gjë në dorë në një shoqëri si Shqipëria, sepse nuk ka tendera, nuk paguhen nga inceneratorët. Po ta shohësh të gjitha raportet ndërkombëtare i drejtohen shtetit. Unë besoj se e gjithë administrata me 200 mijë veta, që u shtua me 20 mijë veta për zgjedhje dhe që do të ikin tani, dhe policia dhe bankat që kanë lëvizur rreth 200 milionë euro. Ama nuk e quaj një gjë të tillë sepse janë humbur edhe bastione të djathta.

Opozita u mobilizua këtë herë sepse mori 500 mijë vota, por më këtë sistem mund të fitohen 61 bashki edhe me 61 vota më shumë, sepse nuk ke nevojë që të jesh shumicë absolute në një bashki të caktuar. Qytetarët shkojnë në votime dhe nuk zgjedhin më prandaj kemi këtë nivel edhe në parlament. Ky është një Pazar dhe një ligj bastard që ka sjellë njerëz të krimit. Për mua primaret në disa bashki nuk e dhanë rezultatin që priteshin. Unë kam qenë kundër për koalicioni me LSI-së. E kam thënë edhe në këshill kombëtar dhe në media. Nuk bindi dhe nuk frymëzoi si koalicion. Ishte një mix nga halli për të regjistruar në zgjedhje.

Zjarr Tv Ad