Murrizi kritikon Rithemelimin: Ndalni bilbilat. Parlamenti po i kalon ligjet për 5 minuta

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi ka bërë një analizë për aksionin politik që duhet të zhvillojë opozita, tashmë e organizuar në ombrellën e Federatës së Opozitës së Bashkuar deri në zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur në “Ekspres”, Murrizi nuk e ka quajtur bashkim të opozitës afrimin e deputetëve që mbështesin kryetarin e Grupit, Gazment Bardhi me mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha, por rikthim në shtëpi.

“Unë nuk e quaj bashkim, është një rikthim pas një turi dy vjeçar që e kaluan cakun e njerëzve me moral që provuan një eksperiment që ka dështuar në këto vite që tentuan të ishin lider por dështuan”, tha ai.

Sipas tij, Ishte një eksperiment i dështuar sepse kjo vlen për të gjithë ata që tentojnë të organizojnë diçka të tyren por ca për fat dhe ca për mungesë kurajo, nuk u provua në elektorat që të shikohej mbështetja.

“Si anëtar i Këshillit Kombëtar mund të them me bindje se partia që unë bëj pjesë është kryetar Sali Berisha dhe jo Gaz Bardhi. Kush e sheh vetën si kryetar ëndërrimtar në hije, është fati i keq i tij. Për skeptikët kjo opozitë që drejton Sali Berisha e mbushi bulevardin në 20 shkurt. Unë e kam thënë dhe më parë që 20 shkurti të jetë ditë feste sepse simbolizon rënien e regjimit komuniste” thekson ish deputeti Murrizi.

Për të qenë një ofertë qeverisëse , Murrizi theksoi se, “opozita duhet ti ofrohet qytetarëve me një alternativë të besueshme. Ne nuk duhet të shkojmë tek qytetari në 2025 me zullumet e atyre emrave që nuk ngjisin në elektorat”.

“Unë mendoj që opozita duhet të nisi që tani me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet që ti thotë qytetarëve që ky është grupi që do na përfaqësoj në 2025. Ajo që i mungon opozitës janë disa kauza konkrete se çfarë duan qytetarët. Nuk është se qytetarët mes hajdutëve të Ramës dhe tanëve, do të votojnë tanët, se u bënë 3 palë zgjedhje”, tha ai.

Zjarr Tv Ad