Ish-deputeti Myslim Murrizi është tallur me kryeministrin Edi Rama pas skandaleve të denoncuara së fundmi.
Murrizi ka publikuar një video nga takimet ndërkombëtare, ku shihet se Rama vjen rreth e rrotull, duke vëzhguar liderët e politikës ndërkombëtare.
Ai thotë se kreut të qeverisë i është mbushur mendja se është bërë si 007 dhe po “survejon” takimet e liderëve botërorë për të parë nga afër se kë mund të “denoncojë” te Agron Neza.
Postimi i tij:
“Pas disa takimeve me zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal, i është mbushur mendja se është bërë si 007 dhe po “survejon” takimet e liderëve botërorë për të parë nga afër se kë mund të “denoncoj” te Agron Neza që t’ju rruaj ndonjë euro për të mos ju penguar marrja e vizës për në SHBA.
Kuptohet pasi të këshillohet pa pagesë me Dorjan Duçkën e “CIA”-s.
Ps: Kush nuk ka mundësi të paguajë, duhet të lidhet me pastruese Rozetën se ja merr shefe Aldës 600-700 mijë euro nga dysheku”, nënvizoi ish-deputeti.
Linku i videos: https://www.facebook.com/myslimmurrizi/videos/856392082088677