Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, është shprehur se është një sëmundje infektive që prek popullatën e derrave të egër dhe të butë.
Komentet Jaupllari i bëri në Euronews ku tha se ky virus mund të shkaktojë deri në 100 % të ngordhjes së popullatës së derrave. Ai shtoi gjithashtu se nëse vërehet se disa prej këtyre kafshëve janë të prekura nga virusi, duhen eliminuar menjëherë, për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes më tej.
“Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje infektive që prek popullatën e derrave të egër dhe të butë. Shkaktari i saj është një virus që përhapet me shumë shpejtësi dhe ka një virulencë shumë të madhe. Përhapja e këtij virusi mund të shkaktojë deri në 100 % të ngordhjes së popullatës së derrave. Nëse preken, një popullatë derrash duhet eliminuar, pasi ata janë të destinuar të ngordhin, në mënyrë që të mos përhapet virusi më tej.
Ka një rezistencë shumë të fortë mikrobi. Ai reziston në plehra, në ujë, etj. Por ajo që është e dukshme, ai nëse trajtohet deri në 70 gradë për 30 minuta, është i destinuar të ngordhë mikrobi. Pasojat e këtij mikrobi nuk janë te njerëzit, pasi ky nuk përhapet te njerëzit”, -tha Jaupllari.