Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, ka folur në lidhje me zbulimin e rezervës së naftës në malin e Shpiragut dhe efektin ekonomik që mund të ketë në ekonominë shqiptare.
Duke folur për Euronews Albania, Soko theksoi se edhe nëse do të arrihet të nxirret nafta prej thellësisë ku ndodhet në Shpirag, ajo nuk do të ndikojë në uljen e çmimit të karburanteve në vend.
Sipas tij nevojitej pasja një rafinerie në Shqipëri në mënyrë që nafta të dalë me kosto më të lirë, pasi do të eliminonte kostot e transportit për ta përpunuar jashtë dhe për ta risjellë në tregun vendas.
“Ne na duhej rafineria sepse kështu do kishim përfituar në çmim për shkak të reduktimit të ca kostove të trasportit. Po te kishim rafineri tonën, nafta që prodhohej do rafinerohej dhe nxirrej në treg nga vetë ne, duke plotësuar një pjese të mirë të kërkesës me një çmim shumë të mirë”, tha Soko.
Pra sipas ekonomistit rezerva e madhe e naftës e zbuluar në Shpirag nuk do të sjellë ulje të çmimit në tregun vendas, kjo pasi rafineria e përpunimit është shkatërruar tashmë dhe nuk funksionon më.