Ndalet energjia elektrike,operacioni kryhet me dritën e telefonit

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është ndalur energjia elektrike, raporton Gazeta Express.

Punëtorët shëndetësorë kanë qenë në sallën e operacionit gjatë kohës kur është ndërprerë energjia. Ndërsa, operacionin e kanë kryer me dritë të telefonit.

Ortopedi në këtë klinikë, Sami Delijaj, ka treguar për Express se sot rreth orës 09:30, derisa ka qenë duke e operuar një pacientë, është ndalur rryma në klinikë.

Ai ka treguar se përkundër ndërprerjes së rrymës, ai bashkë me punëtorët tjerë shëndetësorë kanë vazhduar operacionin, i cili ka rezultuar me sukses.

“Unë kam qenë sot në sall të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, ka thënë ai.

Ky nuk është rasti i vetëm kur është ndalur energjia elektike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Delijaj ka thënë se raste të tilla kanë pasur edhe mëherët, por që nuk kanë qenë të shpeshta.

 

 

Zjarr Tv Ad