Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia Kufitare ka ndaluar 10 refugjatë në fshatin Vishocicë, pranë Kapshticës, ku kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër.
Refugjatët janë kapur në brendësi të tokës shqiptare, e janë të gjithë meshkuj nga Siria të grupmoshës 17-35 vjeç.
Pavarësisht udhëtimit disa orësh në këmbë, Policia Kufitare konfirmon se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.
Ndërkohë, ata po iu nënshtrohen procedurave të marrjes në pyetje në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit.