“Ndihem e sigurt në një vend ku nuk ka shqipe”, Nita “shpërthen” sërish ndaj deklaratës së Zhakut

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari teksa ndodhej në Serbi bëri një postim në rrjetet sociale, ku u shpreh se ‘ndihem e sigurt në një vend ku nuk ka shqipe’.

Këngëtarja Nita Latifi e ftuar në emisionin “Naten me Aulonën”, u shpreh se postimi i Zhaklinës kishte qëllim për t’i provokuar. Ajo u shpreh se deklarata e ish-opinionistes e bëri të ndihej shumë keq.

“Postimi i Zhakut me atë foton në Beograd, flamuri i Serbisë dhe komenti i tillë më bëri të ndjehem shumë keq. Komentin që pash që kishte shkruar poshtë se po ndihem e sigurt në një vend ku nuk ka shqipe.

Shumë njerëz ma kanë dërguar atë foto edhe nuk po them që arsyeja që e bëra ishte që më kanë shkruar njerëzit. Unë e pashë atë foto dhe u ndjeva keq. Unë e ndjeva të nevojshme që ta bëja një postim të tillë. Po mendoj që ka qenë e gabuar nga ana e Zhakut ta bëjë një postim të tillë.

Zhaku e di që një postim i tillë neve na lëndon. Po e shikoj pak si provokim apo si ngacmim. Ajo njihet pak si karakter ngacmues dhe shumë i fortë. Zhaku duhej ta dinte që një postim i tillë nuk është i bukur, ishte dashur që ta dinte që neve nuk na bën të ndihemi mirë.”– tha Nita.

Zjarr Tv Ad