Një i ri shqiptar nga Devolli, vetëm 22 vjeç, është përplasur për vdekje në një nga rrugët e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa po kthehej nga shkolla ditën e enjte.
I riu shqiptar, në lëvizje e sipër në autostradë ndaloi për të ndihmuar një person tjetër, i cili ishte aksidentuar nga një motor, por më pas, Dhimitri Andoni, u përplas nga një kamion.Mjeti po drejtohej nga një përdorues droge, ku sipas raportimeve, ai kishte paguar lirinë për 100.000 mijë dollarë.
Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit i rrëmbue makinën të riut, ndërsa kamionin e la në një cep të rrugës duke ia mbathur nga vendi i aksidentit.
Sipas raportimeve, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit, Dana Byrd, i cili goditi për vdekje shqiptarin nga Devolli.
Trupi i pajetë i shqiptarit ndodhet në polici, ndërsa familjarët do të bëjnë tërheqjen e tij ditën e nesërme. Autoritetet amerikane kane kërkuar të marrin në pyetje edhe personin e aksidentuar për të cilin 22-vjeçari shqiptar ndali makinën për t’i ardhur në ndihmë.
Ndihmoi një të aksidentuar, vritet i riu shqiptar në SHBA
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...