Ndoten ujërat në akuariumin e Portit të Durrësit pas çarjes së tubit të presionit të vajit në anijen tregtare

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ujërat në akuariumin e portit të Durrësit janë ndotur pas çarjes së tubit të presionit të vajit në një anijen tregtare.

Mësohet se anija pësoi defekt dhe sipërfaqja ujore e ndotur u pastrua nga shërbimet e agjencisë përgjegjëse.

Ndërkohë nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, për kapitenin e anijes P. L., 48 vjeç, banues në Rusi, kryemekanikun A. S., 35 vjeç, banues në Rumani dhe mekanikun e dytë V. F., 63 vjeç, banues në Rusi.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/ U ndotën ujërat në akuariumin e portit, për shkak të një defekti në anijen që kanë në përgjegjësi, procedohen penalisht 3 shtetas të huaj, përkatësisht kapiteni, kryemekaniku dhe mekaniku i dytë.

Sipërfaqja ujore e ndotur u pastrua nga shërbimet e agjencisë përgjegjëse.

Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në kalatën nr.7 të portit të Durrësit, specialistët e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ata të Kapitenerisë së Portit, IKMT-së dhe të mjedisit, kryen verifikimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, për shtetasit P. L., 48 vjeç, banues në Rusi, A. S., 35 vjeç, banues në Rumani dhe V. F., 63 vjeç, banues në Rusi.

Procedimi penal për këta shtetas nisi sepse nga verifikimet rezultoi se ndotja e ujërave ishte shkaktuar nga çarja e tubit të presionit të vajit, të anijes tregtare, në të cilën shtetasi P. L. është kapiten, shtetasi A. S. është kryemekanik, ndërsa shtetasi V. F. është mekanik i dytë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad