Ndotja nga plastika ndodhet kudo në mjedis

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mikroplastika është gjetur kudo nga akulli i detit Arktik në tokën bujqësore gjermane.  Dhe sipas një studimi të ri është zbuluar se këto ndotës të vogël madje mund të jenë edhe në qiell. Hulumtuesit zbuluan se kur larvat e mushkonjave që jetojnë në pellgje hanë copëza të vogla plastike, grimcat mbeten brenda trupit të tyre edhe pas rritjes. Dhe kjo ka ngritur shqetësime rreth gjetjes së plastikës në zinxhirin ushqimor. Meqënëse plastika u shfaq në krye të agjendës mjedisore, shkencëtarët u përpoqën të kuptojnë ndikimin që ka në shëndetin e kafshëve ujore. Ndërsa balenat janë viktimat më të dukshme të plastikës, ekzaminimi ka zbuluar se planktoni, midhjet dhe peshku po konsumojnë gjithashtu vëllime të mëdha mikroplastike mikroskopike. Në këtë kontekst, studiuesja e mushkonjave Dr. Amanda Callaghan nga Universiteti i Reading kuptoi se problemi i gëlltitjes plastike nuk mund të kufizohet vetëm tek krijesat nënujore.

“Papritmas na ka ndodhur të kuptojmë se mushkonjat, edhe pse jetojnë në ujëra të ëmbla, janë shumë të ndryshme nga krijesat e tjera që janë studiuar deri më tani, kanë një fazë jetësore që e lënë ujin,”-tha ajo për The Independent. “Nëse mushkonjat hanë plastikë, a nuk do të thotë kjo se plastika largohet nga uji dhe ndot një mjedis të ri?”

Hulumtimet e mëparshme tregojnë se larvat e mushkonjave, krijesat që jetojnë në sipërfaqen e ujit dhe filtrojnë grimca për të ngrënë, janë të afta të hanë copa të vogla plastike. Por askush nuk e kishte vënë re më parë sesi këto copëza plastike qëndrojnë në trupin e tyre gjatë gjithë ciklit të jetës, nga larva deri në fazën kur janë plotësisht të zhvilluar. Pra plastika kalon nga uji tek mushkonjat që fluturojnë në ajër. Kur mushkonjat hahën nga ndonjë zog, lakuriq nate apo një tjetër shpendi atëherë plastika kalon tek ata.

 

Zjarr Tv Ad