Ndryshime në kryesinë e PS/ Damian Gjiknuri ikën nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm, ja kush e zëvendëson

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste.

Asambleja e kësaj force politike ka zgjedhur sot, Blendi Klosin si sekretar të Përgjithshëm të PS, post të cilin me parë e mbante Damian Gjiknuri.

Po ashtu Asambleja zgodhi Bledi Çuçi kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Çuçi ka mbajtur më herët postin e ministrit të Brendshëm, deri para pak ditësh, kur u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.

Në postin e ministrit të Brenshëm u emërua Taulant Balla, i cili më herët mbante postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Zjarr Tv Ad