Në burg për shpërdorim detyre, ish-ministri Lefter Koka paraqitet në GJKKO, zbardhet arsyeja

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është paraqitur mesditën e kësaj të mërkure në GJKKO, për të dhënë konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit.

Përmes avokatit, Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Në pretendimin e tij, avokati pohon se ish-ministri Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimmarrëse sa i takon çështjes së inceneratorëve.

“Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncensionit. I pandehuri Lefter Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimarrës. Lefter Koka nuk ka asnjë kontakt me koncensionarët. Akuza nuk ka provuar as marrëveshje, as marrie-dhënie parash”, tha avokati Julian Mërtiri.

Zjarr Tv Ad