Në burg për vrasjen e babait, zbardhet dëshmia e Amarildo Metës: Kur erdha në shtëpi më tregoi nëna për …

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dëshmuar në gjykatë 21-vjeçari Amarildo Meta, i cili ka treguar se ku ndodhej në momentin që ndodhi krimi i rëndë në familjen e tyre, ku babai Pëllumb Meta dyshohet se u qëllua me 4 plumba nga djali i madh, Hysen Meta.

Ai është shprehur se ka qenë në punë dhe nuk ka parë asgjë në momentin që ndodhi krimi.

I riu shtoi se babai nuk i dëgjonte për asgjë dhe se kishte konflikte me të gjithë në familje.

“Nuk isha në shtëpi kur ndodhi krimi. Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona. E dija qe babai kishte konflikte me të gjithë familjen. Babai nuk na dëgjonte për asgjë.”, tha Amarildo.

Zjarr Tv Ad