“Ne do lëmë edhe historinë tonë me koncesion”, Ina Zhupa flet për dhënien e Butrintit privatit: Nuk ndodh në asnjë vend që shteti heq dorë nga mbrojtja e pasurisë kulturore, marrëveshja ishte sekrete

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në studion e Faxnews ka qenë në një lidhje “Skype” deputetja Ina Zhupa, e cila ka folur në lidhje me dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit.

Ajo u shpreh se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që shteti të heq dorë nga mbrojtja e pasurisë kulturore. Ajo u shpreh se i ka bërë kërkesë presidentit Ilir Meta  për të mos dekretuar ligjin që kaloi pak ditë më parë në Kuvend. Sipas saj jo vetëm zonat kulturore por me këto vendime, qeveria do të lë edhe historinë me koncesion.

Ina Zhupa: Kurrsesi nuk ndodh në asnjë vend të botës që shteti të heq dorë nga mbrojtja e pasurisë kulturore dhe t’ja dorëzojë privatit. Është rast unik se si shteti heq dorë nga detyrat e veta.

Marreveshja ishte kualifikuar sekrete, nuk ishte në disponim as të deputetëve, as publikur shqiptar. Pas debateve dhe berjes së cështjes publike, që patëm unë dhe ministrja u detyruan të nxirrnin marrëveshjen. Është një marrëveshje qartësisht koncesionare ku privatit i garantohet posedimi i plotë, me të drejta të plota i pasurisë kombëtare. Fondacioni është tërësisht privat, se ka në bordin drejtues  që mënaxhojnë Butrintin, nuk përfaqësojnë asgjë për shtetin shqiptar dhe ministrja Margariti.

Merr të gjithë asetet e Butrintit, bare e restorantë që do bëhen aty, nuk ka se si auditohen nga KLSH, pasi menaxhimi nuk është më shtetëror. Është u vetmi model në botë , ku individet janë privat, ku këta dominojnë mbi shtetin.

Bashkia Sarandë që ka në territor Butrintin nuk është pjesë e Brodit, ndërsa në rastet që ka sjell qeveria jane përfaqesuesit lokal në bordin e menaxhimit. Ndodh edhe tjetra, përfshihet brenda bordit të menaxhimit, personi që ka shkruar plane të menaxhimit i cili pretendon se Butriniti eshtë vendi I një kolonie greke. Ne do lëmë edhe historinë tonë me koncesion.

Ne rrezikojmë edhe historinë dhe identitetin tonë shqiptar.  Është një ligj anti kushtetues. Hapi i radhës është Gjykata Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad