NË GOJË ME DETYRIM…

0
283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tema kryesore që u trajtua në emisionin Shkruaj në Akull ka qënë vendosja e maskave,ku mjaft mirë u trajtua  midis moderatorit Ismet Drishtit dhe deputetit Kujtim Gjuzit.

Gjobën e parë për mosvendosjen e maskës e ka marrë deputeti Gjuzi,çka bie në kundërshtim me ligjin pasi kjo gjobë e vendosur nuk ka një numër serial,nuk ka ID e punonjësit të policisë dhe mbi të gjitha nuk ka një vend ku të ankimohesh.

Mesa duket deputeti Gjuzi gjobën duhet ta paguaj tek faturat e dritave ose tek e ujit pasi ,në gjobë nuk citohet as vendi se ku duhet të paguhet,kjo do të thotë që shumë persona që do të gjobiten nuk do dinë se ku do ta paguajn.

Ismet Drishti shprehet se kjo ndoshta ka qënë një show politik i krijuar nga kryeministri Rama, pasi ai vet ishte prezent në ambientet e parlamentit pa maskë ,dhe nuk u gjobit ,ndërsa deputeti Gjuzi mesa duket paska patur “fatin e keq” dhe qënka gjobitur.

Kujtim Gjuzi ka qënë prezent dhe në protestën e kundër mbajtjeve të maskave,ku është larguar dhe fyer nga personat që ishin prezent në protestë.

“Fakti që unë kam një mandat,duhet të ruaj etikën edhe nëse më fyejn”-tha Kujtim Gjuzi.

“Rama ka thyer ligjin sepse ai po detyron popullin të vendosin maskat dhe në kohën e karantinës ai ka dal me autoblinda në rrugë,çka kjo bëhet vetem me urdhër të Presidentit,por ai ka nxjerr tanke si në kohën e luftës,dhe nëse Partia Konservatore vjen një ditë në pushtet ,Rama do të dalë përpara drejtësisë”-deklaroi Kujtim Gjuzi.

Edhe pse protesta nuk rezultoi me sukses nga ana e Kujtim Gjuzit përsëri ai u përpoq që të ishte pjesë e saj deri në fund.M.Cekani

 

Zjarr Tv Ad