Nga Shpëtim Idrizi
Në mes të gushtit në Himarë u kërcënua me integrimin e Shqipërisë dhe helenizimin e jugut!
Drejtësia e harruar për Çamërinë, është drejtësi e munguar!
Protestës së organizuar për t’i kërkuar drejtësisë shqiptare lirimin e Belerit, ju bashkuan të ardhur nga Greqia dhe një grumbull dishepujsh të Napolon Zervas të dalë nga zgafellat e Luftës së Dytë Botërore , që s’kanë asnjë lidhje me popullin e Himarës apo me ata që ndjehen minoritet grek.
Në mes të zhegut të Gushtit kërcënuan Shqipërinë me duart e forta të integrimit dhe jugun e Shqipërisë me helenizim.
Kësaj skote naconaliste të verber greke i printe kryetari i bashkisë së Athinës, Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut Kostandinos Zervas dhe sigurisht s’mund të mungonte dhe “dhuleja” i Greqisë, Vangjel Dule që me zërin e hollë kërcënonte që:
“Ju nuk dini me kë po ngatarroheni” ?!
Banorët e Himarës mund të kenë plotësisht të drejtë që të jenë të pakënaqur me punën e Goros.
Ata që ja u bënë peshqesh Fredi Belerin nuk e vunë për të zgjidhur hallet e problemet e tyre, por si “kryedash” për helenizim e jugut dhe nxitjen e tensioneve ndër etnike në Himarë.
Prandaj ju erdhën si krushq, pinjollët e Napolon Zervës.
Kyetari i bashkisë së Athines, Bakojanis i cili ka inaguruar në Athinë, Muzeun e Luftës dhe shtëpinë e Kriminelit që masakroi e përzuri shqiptarët e Çamërisë nga trojet e tyre. ( foto 1- 2 )
Kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandin Zervas që në biografinë e tij shkruan:
“babai im ishte njeri i afërt i Napolon Zervas dhe që gjyshi i tij ishte nga Korca e Vorio Epirit” ?!!! ( foto 3 )
Për të gjithë ata që “se dinë” ;
Napolon Zerva ishte krimineli që në krye të paramilitarëve grekë në periudhën Qershor 1944 – Mars 1945, bëri Gjenocodin më të tmerrshëm në histori ku masakroi 20 % të popullsisë dhe përzuri e spastroi etnikisht 90 % të çamëve nga trojet e tyre.
U rrafshuan 68 fshatra, 159 të tjere u grabitën …
Drejtësia e harruar është drejtësi e munguar !
Të drejtat universale të njeriut s’mund të jenë për disa po e për disa jo!
Ne nuk Harrojmë !