Në lidhje dashurie me një mashkull tjetër? Flet prifti At Nikolla Xhufka: Nuk jam homoseksual! Video, manipulim me inteligjencën artificiale

0
312
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Ai ka reaguar ne rrjetet sociale duke thënë se ky është një montazh i një televizioni dhe bisedat nuk janë të vërteta por atë duan qe ta fusin ne kurth.

Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania, At Nikolla Xhufka përgënjeshtroi bisedat e publikuara në emisionin investigativ dhe pamje video të publikuara që sipas tij janë të krijuara me inteligjencë artificiale.

Ai mohoi se është homoseksual dhe u shpreh se i gjithi është një sulm ndaj me qëllim që të marrin kishat e Elbasanit dhe të mos lejojnë që në to të këndohet shqip.

“Ata mendojnë se do më trembin me këto shantazhe, kanë menduar se kjo është maja e ajsbergut, që ai mund të trishtohet, mund të heqë dorë. E gjitha për të më larguar nga kisha dhe për të marrë kishën e Elbasanit. Derisa të kem frymën e fundit do luftoj që në kishe të këndohet vetëm shqip”, tha prifti.

Ndërsa në një intervistë për MCN, thotë se pas kësaj qendron Behxhet Pacolli.

Ai deklaroi më tej se Kikën (personi që e provokoi seksualisht) ia kishte dërguar biznesmeni Behxhet Pacolli me arsyetimin se do të investojë në Kishën Ortodokse të Elbasanit.

“Në radhë të parë do bëj një padi për emisionin që nga Piranja doli cironkë. Po të shikoni me vëmendje emisionin, një bisedë nuk ka lidhje me tjetrën.

Personi që ka ardhur tek unë quhet Kika, Kreshnik Husaj. Ai ka ardhur tek kisha në emër të biznesmenit Bbehxhet Pacolli dhe ka thënë që ai e ka dërguar të bëjë investim në Kishën Ortodokse të Elbasanit. Unë u ndjeva shume krenar.

Kam kamerat e kishës me zë dhe figurë”, tha Atë Nikolla në emisionin “Zgjohu” në MCN.

Kujtojmë se Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika, u bë i famshëm në vendin tonë nga “Big Brother Albania 8″ ku shkaktoi edhe shumë polemika me sjelljen e tij.

Zjarr Tv Ad