Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Luftar Hysa thotë se ai nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë.

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë. Si Shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas. Për ata që ndoshta nuk e dinë ne u ballafaquam me diskriminimin dhe përbuzjen e madhe ndaj kombit tonë.” – thotë Hysa.

Përsa i përket Meksikës, ai shprehet se ka emigruar në vitin 2004, ku atje gjeti mirëpritje vëllazërore nga persona me integritet të lartë qytetar dhe profesional.

Sipas Hysës, kompanitë që ai përfaqëson, kanë të ardhura 100% legale, të autorizuara për operim nga qeveria meksikane.

“Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë. Më shumë lumturi pohoj se në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vëllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të zhvillimit, të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz, më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë.

Në mënyrë të trishueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të çojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht. Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim.

Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës” – thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata e plotë e Luftar Hysës për mediat:

Ditën e djeshme, në media të ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë që implikon personin tim dhe familjen time në aktivitete ilegale. Për ata qe kanë jetuar në Shqipëri dhe ndoshta nuk kanë dalë më tej, për ata që harruan 1997, që nuk mbajnë mend ambasadat e 1990 dhe eksodin e 1991, ikjet masive dhe varfësinë e tejskajshme ju sqaroj si më poshtë:

Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal.

Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë. Si Shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas. Për ata që ndoshta nuk e dinë ne u ballafaquam me diskriminimin dhe përbuzjen e madhe ndaj kombit tonë. Ne me aq sa kishim, me aq sa mundëm, aq sa dinim, ulëm kokën punuam fort jo për veten tonë po për ata që kishim lënë pas. Duke ulur kokën, duke punuar fort dhe duke sakrifikuar shumë ne bëmë krenar veten dhe ata që lamë pas.

Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë. Më shumë lumturi pohoj se në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vëllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të zhvillimit, të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz, më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë.

Në mënyrë të trishueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të çojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.

Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim.

Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.
Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të këtyre lajmeve disinformuese dhe përbaltëse, për vendosjen në vend të të drejtës. Përgjegjësit e këtij artikulli të pështirë kanë si qëllim përbaltje dhe eleminimin e konkurencës por do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse pranë organeve kompetente.

Atë ditë që dola nga Shqipëria kisha të vetmin qëllim të ngrihesha nga varfëria e këtij vendi për veten dhe familjen, të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. E kam vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500 punonjës vetëm në Meksikë.

Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave kam mundur ta ngrij sado pakëz emrin e kombit, të kthehem po me kokën lart, dhe të investoj në vendin që e dua aq shumë.

Në fund ti them të gjithë atyre të rinjve që po na lexojnë, rruga drejt suksesit do ketë gjithmonë sakrifica dhe sulme nga më të pështira nga konkurenca apo dashakeqësia. Modelet e suksesit nuk duhen gjendur kurrë tek aktivitetet ilegale por tek puna dhe përpjekjet për të ecur para. Dëshiroj të informoj mediat, dhe tu kërkoj që sulme të tilla të mos përsëriten. Në të kundërt, do të më duhet të drejtohem në gjykatë për të kërkuar të drejtën time dhe të familjes sime. Ftoj mediat të publikojnë deklaratën time, siç bënë publikimin e akuzave të paprovuara.

Zjarr Tv Ad