Në qeli prej dy vitesh, Alqi Bllako merret i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është marrë i pandehur për “korrupsion” kryer në dy raste, edhe për inceneratorin e Tiranës.

Pak ditë më parë, prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në qeli.

Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Konkretisht ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.

Koka, Bllako, Tusha dhe Karoli ndodhen në masën “arrest në burg”, ndërsa Alba Thoma, Ballgjini, Temali, Kondi, Abeshi dhe Tola në masën “arrest në shtëpi”. Namik Simixhiu ka masën “detyrim paraqitje”.

Për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Zjarr Tv Ad