“Nënën e gjeta të vrarë në mes të shtëpisë”- Hodhi nga shkallët babain pasi i m*sakroi të ëmën me sëpatë, zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit: Nuk doja ta vrisja, por…

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e Klement Islamajt, 40-vjeçarit që hodhi nga shkallët babain pasi i vrau të ëmën me sëpatë.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari.

Ai ka treguar se ngjarjen e rëndë e ka mësuar nga bashkëfshatarët dhe pasi kishte shkuar në shtëpi kishte gjetur nënën në mes të dhomës, të vrarë.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

Zjarr Tv Ad