Nevina Shtylla vendos unazën në gisht, tregon arsyen përse s’publikon partnerin: S’kemi plane për fëmijë

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nevina Shtylla ka konsoliduar marrëdhënien e saj me juristin Arbër Myftari. Bukuroshja e ekraneve shqiptare tani nuk e fsheh më unazën në gisht.

Në një intervistë në Wake Up, ish-Miss-i pranoi se kanë një raport tashmë të konsoliduar por mundohet që të ruajë marrëdhënien e saj duke mos e bërë publike, pasi sipas saj “vëmendja e tepërt ndonjëherë nuk është edhe aq e mirë”.

“Marrëdhënia ime është bërë publike, kam një raport të konsoliduar, të rregullt mundohem vazhdimisht ta shijoj në privatësinë time. S’jam një personazh që preferon të provokojë më shumë se sa duhet, të jetë pjesë e skandaleve. Kjo më ka lehtësuar pak në lëtë drejtim që të shijoj punën time por edhe jetën private, ta ruaj edhe të shëndetshme. Vëmendja e tepërt ndonjëherë nuk është edhe aq e mirë”, u shpreh Nevina Shtylla.

Moderatorja zbuloi se nuk kanë plane për fëmijë dhe se për momentin është e përkushtuar tek karriera e saj në televizion.

“Nuk ka plane për fëmijë, ende nuk kemi diçka konkrete në këtë drejtim. Projekti i ri kërkon vëmendje maksimale, për fëmijë ndoshta në kohën e duhur. Kur të vijë koha e duhur”, përfundoi Nevina Shtylla.

Prezantuesja është treguar hermetike për sa i përket jetës së saj private, por mediave nuk i kanë shpëtuar detaje nga marrëdhënia me partnerin.

Çifti e ka nisur raportin e tyre në 2016 dhe ky rrugëtim s’ka qenë gjithnjë i lehtë pasi marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje.

Në mars të këtij viti, moderatorja ka promovuar biznesin e saj të ri dhe përveç miqve e personazheve të famshme që ishin të ftuarit e saj në event, ajo që ra në sy ishte prania e partnerit të saj, Arbrit.

Përgjatë gjithë mbrëmjes, çifti nuk janë ndarë nga njëri-tjetri, duke qëndruar edhe dorë për dore.

Si një çift i zyrtarizuar tashmë, ata i mirëprisnin së bashku të ftuarit. Lidhja e konsoliduar e tyre duket se e ka bërë edhe Arbrin mik me disa personazhe të njohur të showbizz-it.

Përgjatë mbrëmjes, Arbri është parë shumë i afërt edhe me miqtë e mikeshat e partneres së tij. Ishte paparazzi i Panorama Plus që arriti të kapë disa foto të çiftit në event.

Ndarjet dhe ribashkimet

Para pandemisë, çifti nisi edhe bashkëjetesën, por duket se jo gjithçka shkoi mirë.

Problemet mes tyre nisën pak para se të niste karantina. Kjo solli edhe ndarjen mes dyshes, pas gati 4 vitesh lidhje. Por dashuria mes tyre ka fituar, duke sjellë edhe njëherë rikthimin e këtij çifti së bashku, të cilët nisën sërish bashkëjetesën.

 Lidhja e Nevinës u publikua në 2019-ën, pak ditë më pas se ajo u përfol për një raport me futbollistin Eros Grezda.

Ishte “Panorama Sport” që zbuloi raportin e prezantueses me juristin e ekselencës. Në media Nevina vijonte të ruante privatësinë, duke heshtur rreth kësaj lidhjeje.

“Panorama Plus” ka publikuar edhe fotot e çiftit në plazh, duke shijuar pushimet së bashku në Jug të vendit.

Zjarr Tv Ad