Nga Armir Shkurti/ Asnjë mendim,ndjenjë a impuls nuk mund t’i shpëtojë ndërgjegjes

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para se të vazhdoshë leximin, të lutem vështro për pak foton poshtë, marrë nga miku im Vullnet Veizi .

Në fakt, nuk do intrepretoj unë këtë ikonë të lashtë por është kjo simbolikë që më ilustron konceptin tim për ndërgjegjjen dhe marrëdhënien tonë me Zotin.

Ai SYRI që shohim në kompozim është NDËRGJEGJJA. Sipas meje, ndërgjegjja është syri përmes të cilit AI na sheh, madje edhe nëse edhe ata që nuk besojnë fare që AI ekziston.

Çdo mendim, ndjenjë, impuls, dëshirë, qëllim nuk ka asnjë mundësi ti shpëtojë NDËRGJEGJES. Ajo SHEH dhe GJYKON. Madje edhe GJYKON dhe VRET. Po po! Në kuptimin e parë të fjalës! Sa e sa njerëz janë sëmurur e vdekur për shkak të një mundimi të madh që askush s’e ka ditur? Sa të tjerë kanë vrarë veten sepse s’kanë qenë në paqe me NDËRGJEGJJEN?

Librat e shenjtë na thonë se ditën e gjykimit ne do paraqitemi para Krijuesit duke mbajtur në dorën e djathtë LIBRIN. Pra bëmat tona, për të cilat do të gjykohemi.

Atë ditë unë e shoh pak a shumë si të anasjelltën e ikonës së poshtme. Pra të gjithë ne duke DORËZUAR, rikthyer tek Krijuesi, SYRIN me të cilin ai na ka paisur për të parë NE , me SYRIN e tij , gjithçka tonën. Një lloj USB- je me të gjithë jetën tonë.

Zjarr Tv Ad