E martë, Prill 14, 2026
Ballina LAJME Në gjykatë për abuzim me tendera dhe pengim të procesit zgjedhor, si...

Në gjykatë për abuzim me tendera dhe pengim të procesit zgjedhor, si kërkoi SPAK të pushonte çështjen ndaj Eduart Kaprit. GJKKO e refuzoi (Dokumentat)

0
129

Për Eduart Kaprin, ish kryebashkiakun që SPAK mori të pandehur për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre, vetë institucioni i akuzës më parë kish kërkuar pushimin e kësaj çështje.

Në një dokumenti mësohet se Prokuroria e Posaçme kisht çuar çështjen për gjykim, por GJKKO urdhëroi SPAK të ngrejë akuza ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë.

Përfundimi i hetimeve dhe dërgimi në gjyq i ish kryebashkiakut të Pogradecit Eduart Karpi, u pa si një tjetër goditje e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë. Por, për këtë çështje vetë Prokuroria e Posaçme kish kërkuar më herët pushimin e çështjes.

Sipas një dokumenti që Fax News ka siguruar, dokument i cili mban datën 11 maj të këtij viti, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar GJKKO-së, me një kërkesë për pushim hetimesh, por togat e zeza kanë vendosur ta rrëzojnë kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve. Gjyqtarja Anti Korrupsion Flora Hajredinaj, i ka kërkuar kthimin e akteve prokurorit duke kërkuar që për kryebashkiakun e Pogradecit dhe zyrtarët e tjerë të marrë të pandehur të ngrihet akuza e “shpërdorimit të detyrës dhe “abuzimit në tenderat publikë”.

Pas kthimit të akteve nga Gjykata, SPAK 2 muaj më vonë ngriti akuzat dhe këtë të mërkurë  dërgoi dosjen për gjykim. Referuar kërkesës për gjykim për Kaprin dhe pesë punonjës të tjerë të bashkisë u ngritën dy akuza.

Më konkretisht ato akuzohen për një tender për blerjen e druve dhe pengimi i zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor. Avdulla Cano, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Nexhmi Torra, ish-koordinator i Njësive Administrative dhe Enkeleida Kllomollari, ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore akuzohen për abuzim me tendera.

Ndërkaq, Gurali Blaceri dhe Safet Blaceri, të dy ish-punëtorë mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore akuzohen se kanë vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkollave dhe një kopshti, institucione të parashikuara për zhvillimin e zgjedhjeve./FAXNEWS

Zjarr Tv Ad