E martë, Korrik 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet MBYTET në lumin Devoll adoleshentja që kishte shkuar të lahej me shokët

MBYTET në lumin Devoll adoleshentja që kishte shkuar të lahej me shokët

0
95
Zjarr Televizion Adccccc

Një vajzë e mitur me inicialet G.K., është mbytur në lumin Devoll, teksa kishte shkuar të lahej aty me bashkëmoshatarët e vet. Ngjarja raportohet se ndodhi në fshatin Fermë Partizani, të Beratit, pasditen e sotme.

Punonjësit e policisë kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga lumi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Berat/Informacion paraprak

Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad