Nga jugu në veri, probleme me qarkullimin për shkak të borës dhe shiut! Si paraqitet situata në rrethe

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo e shtunë ka nisur me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore të vendit, ku në disa akse rrugore ka pasur edhe problematika.

Në “Kthesat e Murrashit, “Kthesat e Dragostunjës” dhe te “Kthesat e Qafë Thanës” raportohet për rrëshqitje masive dherash dhe gurësh.

Korçë

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave IGJEO parashikojnë se sot në Juglindje të vendit në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Nesër, në datë 21.01.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve te shiut, por priten ngrica të forta, kryesisht në zonat malore.

Strukturat e emergjencave civile në çdo bashki, ekipet dhe mjetet borëpastruese të tyre dhe subjekteve të kontraktuara, janë në gatishmëri të plotë në të gjithë qarkun për shpërndarjen e kripës dhe heqjen e borës, dhe do të qëndrojnë në monitorim të vazhdueshëm të çdo aks rrugor, për të garantuar që qarkullimi të kryhet pa probleme.

Në kushtet e borës dhe temperaturave të ulëta, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit drejt qarkut tonë dhe të jenë të pajisur me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!.

Qarku ynë edhe gjatë kësaj fundjave, pavarësisht kushteve të motit, ngelet destinacion i preferuar dhe këtë e dëshmojnë rezervimet në strukturat mikpritëse në Korçë, Voskopojë, Dardhë, Pogradec, Kolonjë, etj.

Shkodër

Në akset e Lotit 1, H.Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje bore që vazhdojnë edhe tani të shoqëruara me erëra të forta.

Makineritë dhe punëtorët janë duke punuar për pastrimin e borës dhe mbajtjen hapur të akseve.

Duhet treguar kujdes në qarkullim pasi pamja është e vështirësuar nga furtunat e erës dhe nga bora që ngre era.

Elbasan

Në Qarkun e Elbasanit si pasojë e mbizotërimit të motit me reshje të dendura, erëra të forta ,stuhi e dëborë në zonat e thella malore janë krijuar situata të ndryshme problematike.

Duke filluar që nga mesnata për shkak të kushteve atmosferike probleme serioze dhe vështirësi janë krijuar në qarkullimin e automjeteve disa segmente të rrugës kombëtare nga Elbasani në Qafë-Thanë.

Sipas burimeve zyrtare pas orës 00.10 e në vazhdim në disa segmente ka rënie të vazhdueshme masivesh dherash e gurësh në “Kthesat e Murrashit, “Kthesat e Dragostunjës” dhe te “Kthesat e Qafë Thanës”.

Policia rrugore, punonjësit e firmës nënkontraktore dhe shërbimet e emergjencave civile kanë kaluar në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar dhe për të hapur në kohë rekord çdo segment të kësaj rruge kur bien mbi trasenë e saj masive dherash e gurësh.

Krujë

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar mbrëmjen e kaluar kanë bërë që lumenjtë Ishëm dhe Zezë të cilët burimin e kanë nga malësitë e Krujës dhe Tiranës e që përshkojnë ultësirën e rrethit te Krujës e derdhen në det kanë pësuar një fryrje të ndjeshme.

Niveli i ujit është ngritur ndjeshëm por fatmirësisht deri në këto momente nuk paraqesin probleme.

Reshjet e shiut vijojnë me intensitet mesatar dhe nëse do vijojnë me ketë ritëm në orët në vijim situata mund të përkeqësohet ndjeshëm duke rrezikuar përmbytje në disa fshatra që janë të rrezikuar.

Në malësinë e Krujës raportohet për furtune e shira të dendur të cilët kanë bërë që në disa vende të ketë rrëshqitje dherash. Megjithatë deri tani rrugët janë të gjitha të kalueshme.

Zjarr Tv Ad