Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kur nuk na ndan shumë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, të shumtë janë simpatizantët dhe qytetarët nga rrethet që do i bashkohen tubimit në Tiranë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se nga qarku i Korçës në orët në vijim pritet të niset një numër i madh simpatizantësh për protestën.
Janë më shumë se 1000 simpatizantë nga Korça, Pogradeci dhe Devolli që do të nisen me mjetet e tyre private drejt kryeqytetit. Po ashtu mësohet se 580 persona do të nisen vetëm nga Korça dhe fshatrat e saj, lajm që konfirmohet nga kryetari i PD në këtë degë, Devis Osmani. Ndërkohë, rreth 300 persona do të nisen nga Pogradeci konfirmin nga Oliger Muçllari dhe rreth 150 të tjerë do të nisen nga Devolli.