“Nga Lefter Koka, Alqi Bllako e Safet Gjici…”- Analisti Sulo tregon kush përfiton nga amnistia penale: Duan të lirojnë zyrtarët e tyre

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arion Sulo thotë se për amnistinë penale ka pasur shumë interes. Sipas tij të gjithë duan që të lirojnë njerëzit e vet.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai tha se nga amnistia penale do të përfitonin edhe ish-funksionarë të lartë si Lefter Koka, Alqi Bllako, Safet Gjici, që aktualisht janë në burg.

Ai shprehet ndër të tjera se “ne bëjmë luftën me njerëz që dorëzon Rama dhe në prapaskenë këta i nxjerrim”.

“Nëse ligji mbetet siç është dhe miratohet, kjo është një amnisti për të korruptuarit, sepse në GJKKO kalojnë veprat e zyrtarëve, nga drejtorët e lartë deri tek kryeministri. SPAK merret kryesisht me vepra të tilla si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës. Ky ligj synon të amnistojë me 1 vit zyrtarët e qeverisë. Nëse ligji kalon siç është, aty përfitojnë nga Lefter Koka, Alqi Bllako, Safet Gjici, Lefter Alla, të gjithë janë të maxhorancës. Pra, ne bëjmë luftën me njerëz që dorëzon Rama dhe në prapaskenë këta i nxjerrim. PS ka bërë një mashtrim publik. PS shfuqizimin e nenit 5 e ka hequr. Qeveria e kishte sjellë që nga amnistia përjashtohen të gjykuarit nga GJKKO.

Në Komisionin e Ligjeve, Plarent Ndreca deputeti, ka propozuar shfuqizimin e kësaj pike. Këtë ia kanë ngjeshur Nallbatit. Në media, që kanë rrjedhur bisedat, është thënë se kjo pikë është e Bledion Nallbatit. Kjo sepse Nallbati ka çuar një propozim, që parashihte që të zgjerohet amnistia. Prsh Nallbati thoshte je dënuar 4 vite burg, lirohesh, përpos nëse ke kryer vepra të rënda vrasja e terrorizmi. Këta thanë se e ka bërë Nallbati këtë. Dje doli Nallbati dhe e sqaroi, unë kam bërë këto pika tha. Të dyja opozitat, si Rithemelimi, si Basha kanë qenë të interesuar, por edhe Bledion Nallbati. Kanë kërkesa deputetët nga elektorati i tyre. Ka 20 mijë çështje që janë nën hetim dhe ka pasur interes për ligjin”, deklaroi Sulo.

Zjarr Tv Ad