MARIGLEN KUME/ Ka zgjatur gjatë procesi i numërimit të votave të delegatëve të Kuvendit të PD-së për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Numërimi nisi të shtunën pas orës 20 e 30 dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, nxjerrja e fituesve zgjati deri pas mesditës. Në një konferencë të posaçme për mediat, Albana Vokshi u shpreh se kishte fletë që kishte të zgjedhur 140 anëtarë, ndaj edhe u vonua nxjerrja e rezultatit.
“Nisja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike shënoi një ditë historike. Në PD është kthyer besimi te vota e lirë. Delegatët dje ishin të zgjedhur me votën e anëtarësisë së degëve të tyre. PD jo vetëm i votoi në transparencë të plotë, por për herë të parë, një parti politike i numëroi votat live. Ju keni qenë dëshmitarë që dje në këtë sallë kanë qenë të vendosura tavolinat dhe 5 kamera që transmetonte live. Ka qenë i transmetuar edhe në rrjeteve sociale derisa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. Ka qenë një proces jo i lehtë pas fletët ishin me 425 emra, ndërsa shumë fletë kishin edhe 140 emra. Mendoni sa e vështirë ka qenë. Ndaj na mori më shumë kohë për të dalë para jush”, deklaroi ajo.
Vokshi theksoi se 30% e këshillit kombëtar përbëhet nga zonja, ndërsa shtoi se 50% vijnë nga FRPD dhe LDG.
“30% e këshillit kombëtar duhet të përbëhet nga zonja. Para se të lexoj listën, dua të theksoj që pas një analize që kemi bërë rezulton se janë 50% e anëtarësisë të këshillit të ri kombëtar të ardhur nga organizatat partnere të PD, FRPD dhe LDG. Është një arritje. PD sot jo vetëm që është më e fortë dhe më e bashkuar”, u shpreh ajo.
RISITË
Kuvendi Kombëtar i PD-së votoi për të zgjedhur 150 anëtarë të Këshillit, por sipas ndryshimeve statusore, pjesë e Këshillit janë edhe deputetët e PD-së, kryetarët e degëve të sapozgjedhur dhe kryebashkiakët e PD-së. Megjithatë, lista e re e KK është e kombinuar me prurje të reja dhe rikthime. Kështu, në Këshill Kombëtar do të jetë Arben Imami, Jozefina Toplli, Myslym Murrizi e Rudina Hajdari që u larguan nga Basha, por do të ketë edhe prurje të reja si Ilir Alimehmeti, Renis Gjoka apo Bujar Kapexhiu. Ky i fundit, në një prononcim për gazetën “Panorama”, u shpreh se do të jetë syri kritik brenda PD.
“Hyrja që thoni ju në politikë ndoshta nuk është e tanishme se do të jem nëse do të jem anëtar i Këshillit Kombëtar, unë me politikën jam marrë gjithmonë me artin tim të karikaturës, kam ndjekur hap pas hapi politikanë të veçantë. Sidomos në gabimet e politikanëve kam bërë karikaturë duke i goditur pa i fyer, por si qëndron e vërteta sipas mendimit tim.
Nëse unë gjatë këtyre viteve kam dhënë një kontribut modest në linjën e politikës shqiptare, atëherë do ta quaja që me artin tim merrem çdo ditë me politikë. Nuk është puna që unë po angazhohem. Kjo s’do të thotë që ai gardhi i PD-së mua do më izolojë. Unë do shoh problemet dhe brenda këtij oborri, me syrin kritik brenda direktivave të PD-së. Dhe unë kam menduar ndonjëherë më mirë më i saktë e i frytshëm kontributi im do jetë brenda apo jashtë? Deri tani kam qenë jashtë”, tha Kapexhiu.
KUSH MBETI JASHTË KËSHILLIT TË PD-SË
Lista fituese e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka lënë jashtë një sërë emrash që kishin dalë fitues pas Kuvendit të korrikut të vitit të kaluar, të thirrur nga ishkryedemokrati Lulzim Basha.
Kështu, jashtë listës kanë mbetur analistë të njohur politikë si Agim Baçi apo Fitim Zekthi, si dhe moderatorja Ori Nebiaj, e cila më 25 prill kandidoi edhe për një mandat deputeti.
Jashtë listës kanë mbetur edhe ishfutbollistët Gentian Muça dhe Andi Lila, të cilët nuk janë rizgjedhur në procesin e ditës së djeshme. Po ashtu, nuk është zgjedhur as këshilltari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Marash Logu.
EMRAT
ADRIANA GJONAJ
ADRIANA KALAJA
AGRON KULIÇAJ
AIDA SHEHU
AKIL KRAJA
ALBINA DEDA
ALDO BUMÇI
ALEKSANDËR BIBERAJ
ALTA AZIZI HALUCA
ANDI DOLLAPI
ANDI MUSTAFAJ
ANDON FRROKAJ
ANISA DERVISHAJ
ANISA KADESHA
ANKELITA CCELA
ANXHELA MALKO
APOLLON BACCE
ARBEN BEQIRI
ARBEN IBRO
ARBEN IMAMI
ARBEN MIZA
ARBEN RISTANI
ARBJOLA HALIMI
ARDIAN MUKA
ARDIAN TURKU
ARJAN DEDEJ
ARMEND MUSAJ
ARNOLD KARIQI
ARVIT BUSHATI
AULON KALAJA
AUREL BYLYKBASHI
AVENIR PEKA
BARBARA DODA
BEDRI HOXHA
BESART XHAFERRI
BESNIK ALIAJ
BISLIM AHMETAJ
BLEDI KASMI
BUJAR KAPEXHIU
BUJAR VUKAJ
ÇLIRIM GJATA
DAFINA MUDA
DASHO ALIKO
DAVA MARKU
DENION SHËNGJERGJI
DOREL MEMOCCI
DORIAN TELITI
DRITAN BURGIA
EDITH HARXHI
ELEINA QIRICI
ELGI HYKA
ELIONA GREMI
ELIOR VILA
ELISABETA SKRAPARI
ELTON BANO
ELVIS MALASI
ENDIRE BUSHATI
ENKELEJDA SALLAKU
ENO BOZDO
ENSA BASHA
ERVIN MINAROLLI
ESMERALDA METKO
FATJON KAPEDANI
FATBARDH KADILLI
FATBARDHA KADIU
FATJON BATHORJA
FERIDE RRAHMANAJ
FIORALBA DIZDARI
FIQIRI ISMAILI
FLORIANA GARO
FLORIN KURMEKAJ
FLORION MIMA
GAZMEND DIBRA
GAZMIR SPAHIA
GENC DEROMEMAJ
GENC POLLO
GENT STRAZIMIRI
GENTIAN MISHOVA
GJERGJ MERO
GJOK VUKSANI
GLAUK OLLDASHI
GRIGELS MUÇOLLARI
IBRAHIM MORINA
ILIR ALIMEHMETI
ILIRJANA KUÇANA
IMANUEL CAUSHAJ
IMELDA KRAJA
INDRIT HOXHA
IRENA SHESTANI
IVI KASO
JAMARBER MALLTEZI
JOLA HYSAJ
JULIAN DEDA
KELTIS KRUJA
KLARA BICI
KLAUS SHAQIRI
KLEVIS BALLIU
KLODIAN LATA
KLODIAN MUCO
KLODIANA CAPJA
LAURA VORPSI
LEDIANA FRATARI
LEDINA ALOLLI
LEDINA MANDIA
LEDIO NURAJ
LISANDER HOXHA
LORENC LUKA
LORIN HOXHA
MAL BERISHA
MALBOR DUKA
MARIGLEND DOCI
MARJANA BRUNGA
MATILDA QYRKU
MEGI BALLIU
MERIGLEN KURTBALAJ
MIMOZA HAJDARMATAJ
MIMOZA REXHVELAJ
MINUSHE LAZAJ
MIRELA TABAKU
MYQEREM TAFAJ
MYSLYM MURRIZI
NADIRE MEÇORAPAJ
NAZLIE LACI
NIKOLIN ÇALI
OSMAN MULA
OSMAN STAFA
PARID TEFERICI
PREL GJONI
QEMAL CEJKU
QEMAL HOXHA
RAJMONDA BULKU
RENIS GJOKA
ROBERT BUDINA
ROLAND KETA
RUBENS SHIMA
RUDINA HAJDARI
SAIMIR MULGECI
SARA BODO
SEVALGON BERISHA
SHAQIR MANJANI
SHEREFEDIN SHEHU
SHKËLQIM HOXHA
SPIRO VASO
SUZANA GUXHOLLI
VALDETE VORPSI
VOLTANA ADEMI
XHERALDO DASHI
XHULJAN GUCE
YLLI ASLLANI
ZYRAFETE KULLA