Avokati Gentjan Rumano deklaroi se nëse Gjykata e Lartë vendos pafajësi për ish-ministrin Saimir Tahiri, ai mund të kërkojë dëmshpërblim.
Rumano u shpreh se nëse Tahiri shpallet i pafajshëm, nuk ka asnjë kufizim për t’u rikthyer në jetën politike.
“Për aq kohë sa Shkalla e Parë dhe Apeli kanë vendosur rrëzimin e akuzave trafikim i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal, Gjykata e Lartë nuk mund ta rishikojë në themelin e çështjes por vetëm në aspektin ligjor. Sa i përket kualifikimit ndryshe për veprën penale, për sa kohë që nuk është hetuar për një vepër të tillë jemi para rastit se nuk kemi pasur një gjykim të drejtë nga gjykata. Tahiri mund të rikthehet në politikë, nuk ka asnjë kufizim nëse është i pafajshëm”, tha avokati në një intervistë për Euronews Albania.