Nikoll Lesi: Do të kemi një vit të madh arrestimesh në politikë, po hetohet edhe një oligark i rëndësishëm

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e vet se ky do të jetë një vit arrestimesh. Sipas tij, pas Vangjush Dakos, radhën e kanë politikanë të tjerë të rëndësishëm.

“SPAK-u, mori notën 10 prej publikut shqiptar pasi deri tani kishte hezitime nga qytetarët.

Nga dje, SPAK-u, që refuzoi ndërhyrjet e forta të mazhorancës për Vangjush Dakon, tregoi se nuk pyet asnjeri kur flitet për ndëshkimet e nivelit të lartë.

Vangjush Dako është realisht një “peshk i madh”.

Kushdo që njeh historinë e tij me Partinë Socialiste e di mirë se ai ishte mbi ministrat dhe mik personal i kryeministrit Rama.

Edhe vetë kryeministri e ka pohuar kur Dako doli nongrata nga amerikanët se “e kam mik të mirë”, por dje SPAK-u e dërgoi me pranga para drejtësisë.

Amerikanët dhe ambasadorja Yuri Kim nuk falin kur flitet për SPAK dhe gjykatën e Posaçme dhe bëjnë mirë sepse jo vetëm që investuan dhjetra milionë dollarë për ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, por e dijnë se në Shqipëri politika e lartë fut duart dhe ndryshon vendimet e drejtësisë.

SPAK-u është në kushte jo komode pune dhe disa herë është folur se nuk kanë as zyra për të mbajtur dosjet, por ata punojnë më intensitet për të nxjerrë para drejtësisë politikanët e korruptuar, të cilët ndër vite vetëm sa kanë shtuar pasurinë e tyre private.

Tashmë sirenat e policisë së burgjeve po shtohen dhe duket se prokurorët e SPAK-ut po firmosin arreste të cilat deri para një viti as që i shkonte mendja njeriu në Shqipëri.

Vangjush Dako ishte prova e parë e zjarrit për drejtuesit e SPAK dhe e kaluan me sukses, ndonëse siç tregojnë gazetarë të fushës së investigimeve ka patur ndërhyrje të tmerrshme për të mos e arrestuar.

Natyrisht do të jetë gjykata e posaçe që do të firmos për urdhër arrestet e SPAK, por prokurorët e SPAK-ut mbajnë në xhep një fletë arresti edhe për gjyqtarët që mund të frikësohen apo korruptohen!

Tani flitet se SPAK-u ka disa dosje në mbarim, si hetime, për disa emra shumë të rëndësishëm të politikës dhe shtetit shqiptar.

Do të kemi vit të madh arrestimesh në politikë. Por po hetohet edhe për një oligark të rëndësishëm…

Amerikanët nuk tërhiqen, ndaj prokurorët e SPAK-ut do ta pastrojnë politikën 32 vjeçare nga pisllëku dhe mafia. Ata që me arrestimin e Dakos kanë lenë pa gjurmë dhjetra zyrtarë e politikanë.

Kur të jetë pastruar politika dhe qeverisja, atëhere kompanitë e huaja do të vijnë të investojnë në Shqipëri.

Nga dje publiku duket më optimist se do të vijë drejtësia e kërkuar. Një përgëzim shkon për çdo prokuror të SPAK-ut dhe pjestar të BKH”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad