Nikoll Lesi: Me këtë plakun gërdallë që ka përballë, Rama do iki nga pushteti vetëm kur ta marrë Zoti

0
712
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nikoll Lesi shkruan se Edi Rama nuk mund  të iki më nga pushteti, kur përballë ka një plak gërdallë si Sali Berisha.

“Edi Rama hyri në historinë e Shqipërisë, ashtu sikurse donte.

Në një intervistë, të parën si kryeministër, në gazetën KOHA JONE në nentor 2013 ai tha se do të iki nga pushteti vetëm kur të kem bërë histori.

“Nuk kam ardhur për para në pushtet, por që të hyjë në histori me gjëra të bukura”.

Tani kanë kaluar 8 vite e kusur nga ajo intervistë e Edi Ramës.

Kur pashë këtë foton e sotme të kryeministrit që ka filluar të bëjë pica mendova se tashmë po vjen FILLIMI I FUNDIT TE PUSHTETIT.

Po jo!

Edi Rama pasi mori edhe presidencën dje me një ushtarak të urtë e që mezi flet një fjalë të keqe, tani përveç picave mund të fillojë edhe si kafexhi pasi fjalëtor brilant mbetet, dhe duke qenë se përballë gardhit të krejt pushteteve ka një plak gerdallë, Rama tashmë mund të ikë nga pushteti vetëm kur Ai, lart në qiell, të kujtohet për Të”, shkruan Lesi.

Zjarr Tv Ad