Nis Panairi i 25-të i Librit në epokën post-pandemike të inflacionit, pritet rritje e çmimit të librave

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panairi i Librit hap siparin ditën e sotme në edicionin e tij të 25-të.

Ky vit priret ti ngjasojë viteve parapandemike për nga numri i pjesëmarrësve, me kufizime të shmangura dhe me një mori aktivitetesh të planifikuara.

Problematika që prin listën e ankesave nga botuesit këtë vit është rritja e çmimit të letrës. Kjo do të sjellë një shtrenjtim të mëtejshëm të çmimit të librit, që konsiderohet produkt luksi në kohë krize.

Tabloja këtu ishte mjaft uniforme, sipas vëzhgimeve të marrë nga shtëpi të ndryshme botimi dhe mund të përmblidhet me një fjalë: inflacioni. Jo vetëm që godet kostot e prodhimit, transportit, punës dhe energjisë, por po godet edhe të ardhurat e disponueshme për blerësit e librave. Më tej, botuesit tashmë po rrisin çmimet me pakicë të librave të tyre, efektet e para kanë nisur në panair.

Edhe këtë vit, botuesit ritheksuan shqetësimin se duhet të ketë një politikë më të favorshme fiskale për ta, duke marrë shkas nga ajo europiane, që në prodhim taksa është vetëm 5%, ndërsa në Shqipëri shumë më e lartë.

Kërkesa për ulje takse është një refren që shtëpitë botuese e përsërisin në panair çdo vit. Një problematikë tjetër në treg, të cilën e pohojnë njëzëri botuesit, është mungesa e investimit në librari.

Rikthimi pas shumë vitesh i TVSH-së së librit në janar të vitit 2019 dhe së fundi procesi i fiskalizimit që ka përfshirë edhe operatorët e tregut të librit, e kanë vënë në vështirësi të mëtejshme këtë treg. Fatkeqësisht, sipas botuesve, kjo po nxit informalitetin e tregut të botimeve dhe po penalizon operatorë që punojnë konform kuadrit ligjor-rregullativ në fuqi.

Tani në epokën post-pandemike të inflacionit, fitimeve të ulëta dhe një dëshire në rritje për të dekarbonuar zinxhirin e furnizimit të librave, modeli global i printimit sipas kërkesës a do të jetë tërheqës edhe në vendin tonë? Botuesit pohojnë se jemi ende larg. /Monitor

Zjarr Tv Ad