Ka nisur punimet Asambleja e Partisë Socialiste, ku sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, ndezi motorët për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Gjiknuri u shpreh se PS ka si objektiv pse jo fitimin e të gjitha bashkive të vendit, në zgjedhjet e vitit 2023.
Asambleja gjatë ditës së sotme do të përcaktojë axhendën e socialistëve në 6 muajt e fundit të vitit.
“Kjo reformë i shërben rifreskimit e vetë korrigjimit, qënia gjatë në pushtet ka dhe rreziqet e veta, mund të biesh në një lloj gjumi e kurth, s’ka formulë të suksesit afatgjatë po s’pate riformim.
Ky proces që do ndjekim i shërben forcimit të organizatës jo vetëm me njerëz të ri por të bëhet një organizatë me skelet të fortë strukturor organizativ që pavarëisht garave a humbjeve në vende të caktuara të kemi parti solide që është gjithmonë gati të ringrihet apo të korrigjojë gabimet.
Do bëhet procesi i vecantë për zgjedhjen e kryetarëve të partisë, do jetë proces konkurrues, do kemi ballafaqim idesh para anëtarësisë, jo më atë mënyrën e ngushtë të propozimit të kandidatëve.
Për t’u përgatitur si duhet që ne zgjedhjet vendore të ballafaqohemi. Jam i bindur që kjo parti do jetë përsëri e pamposhtur e do i fitojë pjesën dërrmuese të bashkive pse jo të gjitha, por jam i bindur që pjesa dërrmuese do jetë prapë në drejtimin e PS por kjo do punë e duhet nisur që sot.
Na pret punë intensive, kemi kohë të mjaftueshme të riorganizohemi e të ballafaqohemi me njerëzit më të mirë, të shohim ku janë problemet reale e identifikojmë njerëzit e duhur që do udhëheqin partinë”, u shpreh Gjiknuri gjatë fjalës së tij në asamble.