“Nismë e bukur”/ Papa Francesku pret në Vatikan Baba Mondin: Bekoi Shtetin Sovran Bektashi

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papa Françesku ka pritur këtë të Enjte në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin. Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.

Në këtë takim Papa Francesku ka bekuar krijimin e Shtetit të ri Sovran Bektashi. “Nismë e bukur të cilën e bekoj”, mësohet të ketë thënë Papa gjatë takimit.

Gjithashtu mes Papës dhe Baba Mondit është firmosur edhe dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore të Abu Dabit.

Mësohet se ata kanë firmosur bashkarisht Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor. Ky i fundit njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e deklaroi në Shtator të vitit të shkuar se do të ndërtojë një shtet të ri për bektashinjtë. Sipas tij, qëllimi është promovimi i një version më tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

Zjarr Tv Ad