Një histori e pazakontë incesti ndodhi në Gjilan vitin e kaluar ku një vajzë 13-vjeçare lindi fëmijën e djalit të hallës. Menjëherë rasti në fjalë u hetua nga Prokuroria dhe së fundmi është bërë publike edhe dëshmia e të dyve. Babai i foshnjës me iniciale L.M., 16 vjeç, ka treguar para hetuesve se kushërira e mitur e ka provokuar. 13-vjeçarja është shprehur se ‘është keqpërdorur’ seksualisht nga djali i dajës. Kronika është e përgatitur nga Televizioni 7.
Babai i foshnjës me inicialet L.M. ka treguar para hetuesve se si ka ndodhur akti që çoi deri në shtatzëninë e vajzës së dajës. “Unë tani do ta tregoj të vërtetën, pasi më herët më ka ardhur vështir prej prindërve të mi për ta treguar të vërtetën. Tani dua ta shtoj edhe këtë: ditën kritike, kur ka ardhur E., unë kam qenë në oborrin e shtëpisë, duke rregulluar një karrocë me kal, për të shkuar në mal për dru. Unë u përshëndeta me E. dhe jam nisur për në mal, i kam prerë drutë, e kam ngarkuar karrocën dhe i kam shitur.
Jam kthyer në shtëpi, kam ngrënë darkë, jam larë. Kur kam dalë nga banja, kam shkuar në dhomën time të gjumit për t’u ndërruar dhe aty ka hyrë E. dhe më ka provokuar. Jemi përkëdhelur, jemi puthur dhe kemi bërë marrëdhënie seksuale. Pastaj nga dhoma ime, ku isha me E., kemi shkuar te dhoma e ndenjes, pastaj kemi rënë për të fjetur.
Unë kam rënë në një shtrat me vëllanë tim, kurse E. në një shtrat me motrën time.
Kur jemi zgjuar në mëngjes, kam shkuar në mal, i kam prurë drutë deri në oborr. Ka qenë diku ora 10:00 e paradites. Kam shkuar në katin e dytë të shtëpisë, aty ka ardhur E., edhe kemi pasur për herë të dytë marrëdhënie seksuale”.
Por mitura E.R ka dhënë një version të kundërt para hetuesve. Ajo është shprehur se është keqpërdorur seksualisht nga 16-vjeçari që është djali i dajës së saj.
“Me datën 24 nëntor 2018 e ka lindur foshnjën dhe pa pëlqimin e stafit mjekësor, ka ikur nga spitali. Këtë e ka bërë për të mos u marrë vesh se kush e ka lindur këtë foshnjë.
Më tutje shton se ka qëndruar te halla e saj, në fshatin Uglar, ku është keqpërdorur seksualisht nga djali i hallës. Ndërsa ka qëndruar te halla, nuk është takuar me askënd, sipas saj, nuk ka qenë në lidhje me ndonjë person tjetër. Gjatë qëndrimit te halla ka pasur tre herë marrëdhënie seksuale me të njëjtin person, madje me dëshirën e të dyve”.
E.R., po ashtu, ka treguar para hetuesve se kontrollet i kishte bërë vazhdimisht në një spital privat me identitet të rremë, pasi ishte frikësuar nga reagimi i familjes.
E në bazë të të gjitha provave, prokurorja e çështje Rabije Jakupi, i ka propozuar Gjykatës, dhënien e masës edukative për risocializim të këtij të mituri, pasi sipas prokurorisë ekzistojnë të gjitha elementet e veprës penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet”.