“Një mbledhje në kafene e quani parti! Po talleni me ne?”/ Sejamini debaton me Bejkon për zgjedhjen e kandidatëve

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini, duke i drejtuar Roland Bejkos, kandidat i grupimit Alibeaj për bashkinë e Tiranës, tha se kandidaturat duheshin miratuar në Këshillin Kombëtar. Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se grupimi i Alibeajt nuk ka asnjë nga institucionet e një partie. Ndërsa Bejko u mbrojt, duke u shprehur se kështu ka funksionuar përherë Partia Demokratike, edhe kur drejtohej nga Berisha dhe Basha.

Debati

Sejamini: Në parti ka gjithmonë mosmarrëveshje, që janë parashikuar në statut se si zgjidhen. Partia në suprem janë anëtarët që këta nuk i kanë (tregon Roland Bejkon). E dyta vjen Kuvendi i PD-së që zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet e tjera. Pastaj është Këshilli Kombëtar që zgjidh gjithë mosmarrëveshjet e tjera. Këta nuk kanë asnjë nga këto institucione. Mund t’i kenë, por nuk i kanë si organe, si parti, nuk funksionojnë si parti.

Në statutin e Partisë Demokratike thuhet se kandidaturat miratohen nga Këshilli Kombëtar. Një mbledhje në kafene e quani parti. Bëhet mbledhje me protokoll, bëhet me rend dite. Po talleni me ne ju?

Bejko: PD-ja, edhe kur ka qenë në ditë të mirë, kur ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha bashkëkryetarë, i kanë marrë vendimet në momentin e fundit dhe i kanë çuar listat e kandidatëve. Lul Basha e mori dhe e çoi listën ku ishte edhe Sali Berisha brenda dhe gjithë këta që janë sot dhe nuk i kanë kaluar as në kryesi, as në Këshillin Kombëtar dhe nuk ishte e ndarë në 3-4 pjesë si sot. Nuk doli ndonjë nga këta bandillët t’i thoshte Lul bashës, as unë nuk e bëra këtë gjë, megjithëse ia refuzova kandidimin dhe nuk doli askush që nuk e pranoj se nuk mblodhe forumet, nuk mblodhe kryesinë, e Këshillin Kombëtar.

Unë kam qenë anëtar i kryesisë edhe në vitet 2002-2005 që drejtohej nga Berisha dhe nuk po them se në atë kohë nuk janë bërë debate, por në këto dy mbledhje që kemi bërë për zgjedhjen e kandidatëve, ka qenë një forum demokratik, kur të gjithë ndiheshin të barabartë për të dhënë opinionin dhe për të vendosur. Dhe u zgjat mbledhja sepse është shkoqitur çdo lloj propozimi, është peshuar, për shkak të përgjegjësisë që ndjenin deputetët, anëtarët e kryesisë dhe kushdo që merrte pjesë atje. Dhe nuk ishte një pakicë kafenesh, siç e cilësuat ju më parë.

Zjarr Tv Ad