Një qytetar në Vlorë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me tre punonjës të kompanisë “TIS Park shpk

0
1260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetar në Vlorë është konfliktuar gjatë ditës së sotme me tre punonjës të kompanisë “TIS Park shpk” që menaxhon parkingjet me pagesë në qytet.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë përprara Teatrit ” Petro Marko”.Mësohet se shkak është bërë bllokimi i automjetit tip ML me targa  AA 777 KP në pronësi të shtetasit Edi Alikaj 44 vjeç, duke i vendosur bllokues gome.Kjo pasi Alikaj kishte refuzuar të bënte pagesën e parkimit 50 lekë për orë.Fillimisht Alikaj ka debatuar me punonjësit e parkingjeve H.D 34 vjeç, F.V, 50 vjeç, Ç.V 45 vjeç ( vëllezër ), por më sherri ka agravuar në përplasje fizike dhe perdorim të mjeteve prerëse.Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre  punonjësit e “Tis Park” dhe drejtuesi i mjetit të bllokuar, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.Mësohet se në gjendje më të rëndë është një nga punonjësit e kompanisë, i cili ka marrë dëmtime në mushkëri.Policia ka shoqëruar 15 persona, punonjës të kompanisë dhe qytetarë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes per marrjen ne pyetje, ndersa eshte sekuestruar mjeti preres biçak qe u gjet poshte makines.Sakaq Alikaj u trasferua  në dhomën e  paraburgimit në spital .Ndërsa tre vëllezerit Fitim , Celo dhe Edison Veizaj pas trajtimit me ndihmë mjekësore do të trasportohen drejt dhomave të paraburgimit në spital ku aktualisht po trajtohen.Nga burimet e deri tanishme mësohet se Alikaj është konflikuar fillimisht me njërin nga vëllezërit , debat i cili ka përfunduar me konfrontim fizik , më pas të  thirrur nga i vëllai jane afruar edhe dy vëllezërit e tjerë të cilët kanë qënë duke konsumuar kafe në një bar aty pranë duke agravuar situatën deri në përdorimin e mjeteve prerëse . ///

Zjarr Tv Ad