Një vit nga 25 prilli, Taulant Balla kujton ditën e fitores: Partia Socialiste theu rekord! Mirënjohje patronazhistëve

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kujton 25 prillin e një viti më parë kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Ai thotë se socialistët thyen rekordin e mëparshëm dhe u rikonfirmuan me 74 mandate.

Taulant Balla falenderon anëtarët e PS dhe patronazhistët, të cilët siç thonë, i dhanë Shqipërisë një forcë politike, të madhe, progresiste dhe moderne.

“Si sot një vit shqiptarët na dhanë ne, Partisë Socialiste, fitoren më të madhe, më të dukshme, më të qartë, më bindëse, më të bukur, por edhe të vështirë. Ne rikonfirmuam 74 mandate, edhe pse me vullnetin e shprehur qartazi populli shqiptar na besoi të paktën 78 mandate. Partia Socialiste e theu më 25 Prill 2021 rekordin e vet të mëparshëm.

Mirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të gjithë anëtarëve, patronazhistëve dhe simpatizantëve, të cilët i dhanë Shqipërisë një forcë politike, të madhe, shumë atdhetare, gjithmonë e hapur, progresiste dhe moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad