Ka kaluar një vit nga aksidenti tragjik në Greqi, ku dy trena udhëtarësh u përplasen me njërit-tjetrin në zonën e Tempes, duke i marrë jetën 57 pasagjerëve dhe dukë lënë dhjetëra të tjerë të plagosur.
Ditën e sotme (28 shkurt) familjarët e viktimave janë bashkuar në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik, për të përkujtuar të afërmit e tyre.
Momente prekëse janë regjistruar nga mediat greke, kur një grua i afrohen vendin ku i kishte ndërruar jetë fëmija i saj, ndërsa thoshte “dashuri ime, nuk e besoj që nuk do të të shoh më! Ku je?”
“Drejtësia do të vijë sapo autorët të futen në burg”, ka thënë babai i një prej viktimave, duke theksuar se të gjithë të afërmit po përjetojnë një dhimbje që nuk do të kalojë kurrë.
Familjarët dhe miqtë e 57 të vdekurve lanë lule në vendin e përplasjes, ndërsa kanë kërkuar drejtësi dhe vënien para përgjegjësive shkaktarët e kësaj tragjedie.
Më herët në orën 10 të mëngjesit, në të gjithë Greqinë, këmbanat e kishave ranë 57 herë, një për çdo person që humbi jetën në përplasjen e trenave.
Kërkesa është bërë nga kryetarja e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave Tempo 2023, Maria Karystianou, drejtuar Kryedioqezës së Shenjtë të Athinës dhe Mitropoleve të Shenjta të Kishës së Greqisë.