“Njeriu që të godiste me grusht u vra me armë” – Gazetari tregon historinë e Gaz Muçës, gangsterit të parë të Tiranës

0
638
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi historinë e Gaz Muçës, gangsterit të parë të Tiranës, i cili u vra me armë zjarri në prill të vitit 1992.

Ai njihej në Tiranë pasi ftonte në duel personat që mbaheshin si të fortë derisa të triumfonte.

“Gaz Muça i ftonte në duel ata që i shikonte të fortë dhe kishte një çudi se nuk bëri kot emër. Ai edhe nëse e rrihje një herë, edhe nëse e rrihej dy here ai vazhdonte të ftonte ty në duel derisa të të rrihte. Pasi të rrihte dhe të vendoste hegjemoninë. Ky njeri u vra me armë, pra një njeri që të godiste me grusht, u vra me armë. Vrasja e tij me armë në prill të vitit 1992 është pikërisht ajo thyerja që u la pas ajo historia e të fortëve me grusht duke u lënë vendin atyre me armë”, tha Dervishi.

Gazetari Ferdinand Dervishi kujtoi edhe krimet e pakta gjatë kohës së komunizmit dhe shpërthimin e dhunës gjatë viteve ’90, pas rënies së sistemit.

“Në sistemin komunist nuk kishte të fortë, ishte shteti i fortë, kishte të fortë lagjeje po, djem problematikë që shkonin deri tek rraha, të tjerë që rreshtoheshin nga pas që mbanin nga një thikë, por nuk shkonte më shumë se sa kaq.

Ka pas në Tiranën e asaj kohe edhe ndonjë vepër që ka qenë e fortë. U vodh një dyqan magnetofonash, të cilat kërkoheshin shumë në atë kohë, u vra një plakë që kishte flori, u vodh dhe u vra. Këto ishin një ndër ngjarjet më të tmerrshme që mund të ndodhnin në kohën e komunizmit. Policia e fortë e kohës së Enverit u bë aq e dobët, saqë policët nisën të mbanin vetëm këllëfin e pistoletës me vete sepse ndodhi jo çudi e madhe se vetë sistemi i fuqizoi shumë të fortët e lagjeve”, tha Dervishi.

Zjarr Tv Ad