Noka: Ja pse Rama mban në burg Fredi Belerin!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur akuza se rasti ‘Beleri’ është një skenar i përgatitur me kujdes nga kryeministri Rama.

Në fjalën e tij, gjatë konferencës për shtyp të Kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dules dhe të ekipit mbrojtës të Belerit, Noka shprehet se Rama po mban në burg Belerin që ky i fundit të mos i zbulojë botës zullumin e qeverisë me pronat në bregdet!

Noka: “Skenari i përgatitur me aq kujdes ndaj Fredi Belerit, Kryetarit të zgjedhur me votë të bashkisë së Himarës tregon qartësisht së bashku me zhvillimet që nga maji i vitit 2023 e deri tani, që me Edi Ramën dhe regjimin e tij, standardi i zgjedhjeve është jo thjesht i ryzuar, por i vrarë, i pushkatuar.

Çdokush që ka pasur sadopak kureshtje dhe që të hulumtojë në dosjen e Fredi Belerit, dosjen e montuar, do të kuptojë që Edi Rama funksion me dy skenarë: e para, asgjësimi i votës së lirë nëpërmjet blerjes, shantazhit, krimit të organizuar, përdorimit të administratës, edhe të Policisë së Shtetit si në gjithë rastet e tjera dhe kur nuk arrin me gjithë këto mekanizma të asgjesojë apo të devijojë votën e lirë, përdor skenarin e likuidimit politik të kundërshtarit. Kjo tashmë për shqiptarët nuk është e re,. E bërë me dije prej kohësh,e faktuar por Dosja Beleri tregon që Edi Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim edhe me votën e ligjet, me një qëllim që të fshehë batërtinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat dhe pronarët e bregdetit.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Fredi Belerit ka vetëm një motiv të qartë, ai është kundërshtari politik i Edi Ramës, që me votën e himarioatëve do të ulej në atë karrige dhe do t’i zbulonte shqiptarëve dhe gjithë faktorit ndërkombëtar, zullumin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij me pronat në bregdet. “

Zjarr Tv Ad