Noka: Mitsotakis i pari homolog europian që refuzon të ulet me Ramën, Begaj iu bind si ushtar

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demorkat, Flamur Noka shkruan se Mitsotakis është i pari homolog europian që refuzon të ulet me Edi Ramën.

Ai shton se një demokrat nuk pajtohet me një autokrat, me metodat dhe ndërhyrjet e ekzekutivit shqiptar në sistemin e drejtësisë dhe në zgjedhjet e 14 majit.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Mitsotakis është i pari homolog europian që refuzon të ulet me Edi Ramën. Një demokrat nuk pajtohet me një autokrat, me metodat dhe ndërhyrjet e ekzekutivit shqiptar në sistemin e drejtësisë dhe në zgjedhjet e 14 majit.

Ftesa e kryeministrit grek i ka shkuar Presidentit Begaj, si përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar, por për turpin e tij Presidenti Begaj zgjodhi të përfaqësojë interesat politike të Ramës dhe jo shtetasit e tij. Presidenti Begaj nuk u ngrit në lartësinë e detyrës kushtetuese për të qenë ai autoriteti më i lartë i shtetit. Për fat të keq, me veprimin e fundit, Z. Begaj rikonfirmoi se është ushtar i partisë së kryeministrit. Begaj mbajti uniformën e gjeneralit, por nuk paska stof komandanti. Presidenti i Republikës nuk është ushtar i një pushteti, por garant i Kushtetutës së Republikës që përcakton ndarjen e pushteteve. Pa zgjedhje të lira, Shqipëria nuk do të ketë zgjidhje e as shqiptarët përfaqësim dinjitoz!

Zjarr Tv Ad