Nudot e vonuara të Maks Velos

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maks Velo sjell për publikun ekspozitën me piktura” Fshati primitiv ndriçohet nga meteore”. Pikturat kontemporane të punuara në akrilik vijnë si një risi në artin shqiptar, ndërsa mesazhet që përcillen nëpërmjet imazheve e bëjnë këtë ekspozitë autentike në llojin e saj.

“Fshati primitiv ndriçohet nga meteorë” është ekspozita me piktura që Maks Velo sjell për publikun frymëzimet e tij ndër vite nën dritën e shpirtit.

Piktura të punuara në akrilik me gjysmë tone, titujt e të cilave jane spontane por shumë domethënëse, e bëjnë këtë ekspozitë shumë kontemporane në të gjitha dimensionet e saj.

Piktori, Maks Velo, ndër të tjera thekson se fshati primitiv është bota, universaliteti dhe se arti modern padyshim bazohet në artin primitiv.

Maks Velo: Rishfaqet me skena të ndryshme, me ngjyra të ndryshme, me sfonde të ndryshme, me çudira të ndryshme, atëherë duhet të jetë në kalimin e një drite e cila kalon dhe shuhet. Këto figura, këto kuadro janë gjërat më moderne që janë bërë në Shqipëri. Unë i kam filluar në 1964.

Tablotë që bëjnë diferencën janë pikerisht pikturat nudo të cilat Velo rrëfen se janë krijime të vonuara.

Maks Velo: Nudot e vonuara të Maks Velos por nuk ishte faji im që janë të vonuara sepse unë doja ti bëja që kur isha i ri por po i bëj tani.Këtu nuk të vjen njeri të pozojë, kështu që të gjitha i kam me imagjinatë.

Nën kurimin e piktorit, Mikel Temo, kjo ekspozitë vjen si një arenë ndryshe, ku luajnë pikturat dhe arti bashkëkohor.

Zjarr Tv Ad