“Nuk i rruhet kujt për SPAK-un”/ Çim Peka sherr me gazetarin

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat ka ndodhur dje në “Çim Peka Live”, mes drejtuesit të emisionit dhe gazetarit Baton Haxhiu.

Shkak është bërë deklarata e Baton Haxhiut, i cili i tha Belind Këlliçit në emisionin “Opinion” “të ruhet”, duke e kërcënuar “live”.

Haxhiu u justifikua sërish duke thënë se nuk e ka kërcënuar Haxhiun, por është një gjuhë zhargoni e përdorur nga ai.

Megjithatë Peka ka humbur qetësinë dhe i është kthyer ashpër Haxhiut duke i thënë “kë kërcënon me SPAK-un ti”?

Debati:

Peka: I ke thënë Belindit ruaju!

Haxhiu: Nuk është gjuhë kërcënuese, është zhargon i Kosovës. Ai kandidoi edhe në Tiranë, edhe mund ta ketë bërë ndonjë gabim rrugës… Fjala ruaju, kujdes, nuk është kërcënim. Kujdes për atë që bën, për marrëdhënien me SPAK-un dhe shikoje se zgjedhjet e fundit në Tiranë, mund të kesh bërë ndonjë gabim rrugës.

Peka: Këto që thua ti janë kërcënime. Kujdes nga SPAK-u pse duhet të ketë? Po flas në emër të Belindit. Nuk i rruhet kujt për SPAK-un, nuk i rruhet kujt! Kujt i rruhet, ti flet në emër…je zëdhënës i SPAK-ut ti?

Haxhiu: Nuk ta lejoj këtë gjuhë më!

Peka: Nuk i bëhet vonë njeriu. Kujdes nga kush? Ti je prokuror i Enver Hoxhës? Ti je gazetar, s’mund ta thuash këtë. Ti e ke seriozisht ti që shantazhon me SPAK-un?

Shkullaku: I bie që unë të mos flas fare, nëse nesër them ministrat e Ramës të ruhen nga SPAK-u.

Haxhiu: Po keqpërdor drejtuesin e emisionit, unë çohem dhe largohem. Mos u bëj protagonist i asgjësë, ke njerëz këtu që mund të bëjnë analizë. Unë e duroj edhe provokimin. Por të kalosh në banalitet…

Zjarr Tv Ad