Nuk iu bind thirrjeve të RENEA-S, ekzekutohet Ramiz Muçollari

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramiz Muçollari është vrarë nga forcat speciale RENEA brenda banesës së tij në fshatin Qesarakë në Maliq.

62-vjeçari ishte izoluar në shtëpi dhe nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar.

Pas ekzekutimit të kryefamiljarit, forcat RENEA u larguan nga vendngjarja.

Mësohet se mbrëmjen e së premtes (11 gusht) ai plagosi me thikë gruan dhe goditi djalin me tytën e armës. Nënë e bir u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa kur policia ka shkuar tek banesa e 62-vjeçarit, ky i fundit ishte mbyllur brenda dhe ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve.

Zjarr Tv Ad