“Nuk jam për vendosjen e tritolit dhe minave”- Artan për sulmin ndaj “Prestige Resort”: Nuk duhet të prishej, mbetën njerëz pa punë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga komentoi në Panorama TV sulmin që i është bërë “Prestige Resort” fillimisht me shkatërrimin me tritol dhe më pas me konfiskimin që iu bë dy godinave disa ditë më parë në mënyrë të paligjshme.

Fuga tha se resorti nuk duhet të ishte prishur ndërsa shtoi se është kundër tritolit dhe minave, por nëse kishte parregullsi mund të rregullohej me mënyra të tjera pasi ka njerëz që mbetën pa punë.

“Jam dakord por kjo është një çështje tjetër që s’ka të bëjë me emigracionin. Qasja ndaj bizneseve fillon këtu që ne nuk kemi tjetër gjë veçse të ardhura që vijnë nga energjia, karburantet të cilat nuk hapin vende pune në masive investimit kapital që nuk ngurtësohet atje.

Nuk jam në asnjë mënyrë të prishet nuk jam specialist i hapësirave në bregdet kam parë leje me firma kam parë që ka qenë një biznes i njohur në njëfarë mënyrë dhe që janë paguar taksat jam dakord që një biznes që është i njohur dhe paguan taksa nuk mund ta prishësh, nëse ka shkelje ato mund të riparohen me gjoba nuk jam për prishje për vendosjen e tritol dhe minave ndaj pasurisë që është private por është e mirë publike, kanë dalë dhe njerëz pa punë dhe më vjen keq për këtë. Modeli është përtej këtij rasti se çdo të bëjë rinia e Kukësit në Kukës apo në Përmet”, tha Fuga.

Zjarr Tv Ad