“Nuk ka më asnjë shpresë”, Bamir Topi del me parashikimin e papritur për Partinë Demokratike

0
7589
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi ka dalë me një deklaratë të fortë për Partinë Demokratike. Sipas Topit, misioni i PD pothuajse ka mbaruar. I ftuar në emisionin “Dekalog” Topi deklaroi se sigla e Partisë demokratike duhet të arkivohet.

-Në PD po ndodh përplasja më e madhe qenka themelimi i saj. Përse PD arriti në këtë situatë?

Në partitë e opozitës të disa vendeve lindore që dolën nga komunizmi cikli atje është mbyllur shumë më shpejt. Sipas meje pas 30 viteve PD nuk jep asnjë lloj shprese pavarësisht se si do jetë rezultati.

-Ju jeni duke thënë se Partia Demokratike do pësojë fatin e atyre partive opozitare në Lindje që u shuan?

Absolutisht po! Pse është herezi ta them? Duhet të vlerësohet historia me të mirat dhe të këqijat. Duhet të arkivohet historia. Duhet të arkivohet sigla e PD. Dhe duhet të punojnë të gjithë për të krijuar mundësinë e rotacionit në Shqipëri.

Nuk flasim fare për qeverinë që në vend të flasin për atë flasim për opozitë. Pra sigla e PD duhet të arkivohet. Siç ka thënë Henri Kissinger për të parë politikën e një vendi nuk duhet të shikohet qeveria, por opozita. Problemi është se opozita në Shqipëri nuk ofron asgjë.

-Zoti Topi ju po thoni se PD shuhet?

Mendimi im është që sigla dhe historia e Partisë Demokratike duhet të arkivohet. Të gjitha kapacitetet e mundshme, të mos niset të krijojë kauza nga individi por individët duhet të jenë në funksion të kauzave. Një e djathtë që ka dështuar totalisht në elementë substancialë në programin e vet mjafton t’u them çështjen e pronës.

Zjarr Tv Ad