Nuk ka paqe, vetëm armëpushim për opozitën

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Enton Abilekaj

Sali Berisha e ftoi sot Gazmend Bardhin të kandidojë për kryetar të grupit parlamentar të Rithemelimit duke i siguruar mbështetjen e tij. Pas takimit të së martës, kjo do të dukej si një lëvizje përpara drejt bashkimit, nëse nuk do të ishin në mes, vulat, logot dhe non gratat. Dje në Euronews, në emisioni Now të Erla Mëhillit, Gazmend Bardhi tha se nuk do të jetë më deputet i PD-së, nëse duhet të futet në listën e Berishës. Vazhdon të mos e pranojë Berishën si kryetar të partisë së tij, ashtu si nuk pranon as Bashën.

Vetë ftesa e Berishës, nuk është një ofertë bujare për karrierën e Bardhit, por një ofertë publike për grupin që ai përfaqëson, që të marrin kreytarin nëse e njohin legjitimitetin e liderit të Rithemelimit. Ndërsa grupi i Bardhit e njeh legjitimitetin moral dhe politik të Berishës si lider i PD-së, por nuk do ta pranojë kurrë legjitimitetin institucional.

Nëse takimi i së martës kishte si qëllim të sheshonte këto mosmarrëveshje, vetëm sa i ka mbulurar me flamurin e paqes, Federata Parlamentare nuk është akoma projekt pajtimi, thjesht armëpushim për tu dhënë kohën palëve për marrëveshje. Megjithatë, asnjë nga palët nuk po tenton të arrijë marrëveshje, por imponim, asnjëra nuk po e lë pas të shkuarën 2- vjeçare në funksion të një strukture të re, të gjithëpranuar, por kërkojnë nënshtrimin e palës tjetër, në këmbim të favoreve. Nuk po bëjnë projekt, po tentojnë të bëjnë pazar. Berisha ofron kryetarin e grupit, në këmbim të njohjes nga më shumë se 20 deputetët që mbështesin Bardhin, Bardhi ofron legjitimimin parlamentar të grupit të PD-së dhe unifikimin, në këmbim të një procesi të ri, pa Berishën.

Ajo që ndodhi dje në Komisionin e Anskesave dhe Sanksioneve (KAS) të KQZ, e pengon edhe pazarin mesa dy palëve të mëdha. Grupi i Bashës, arritit të fitonte votën e KAS, pavarësishst se një nga anëtarët e opozitës mbështeste pretentimet ligjore te Gazmend Bardhit. Ishte shenja se Rama është i vendosur t’ja japë grupit më të vogël vulën dhe logon e PD-së. Vullneti i kryeministrit dhe maxhorancës, ia heq Bardhit edhe legjitimitetin e grupit parlamentar duke e bërë ofertën e tij të paplotë.

Në këto kushte mbetet që opozita të zgjedhe mes luftës për vulën dhe pazareve me legjitimitetin e Ramës dhe një projekti që i bën nul të gjitha, ndoshta edhe vetë emrin e Partisë Demokratike, në funksion të një opozite parlamentare të fortë. Duhet të vendosë nëse, nga armëpushimi do të dalë një projekt i ri, një bërthamë përfaqësuese që të iniciojë një proces rindërtimi të opozitës me garanci demokratike për të gjitha palët, në mënyrë që 2 vitet që kanë mbetur të mos shkojnë dëm duke e lënë vendin pa opozitë dhe në 2025 të mos hyjë në garë si garnizon i shthurur që nuk bind askënd.

Nëse, në vend të projektit të ri, do të vazhdojë sherret e logos dhe gjyqet e vulës, atëherë në vend të opozitës do të kemi biznese politike që kërkojnë licencën e Kryeministrit për të qene ekskluzivë. Në vend të shpresës do të prodhojnë para dhe interesa të paligjshme, në vend të fitores në zgjedhje, fitime për biznesin politik të humbjes.

/Dosja

Zjarr Tv Ad