“Nuk ka zgjedhje të parakohshme!”- Spiropali komenton kaosin e opozitës në Kuvend: Deputetët t’i kthehen rrugës se arsyes! Kanë të drejtën të protestojnë, por…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pas një mbledhje me Asamblenë e PS Shkodër, ka deklaruar se në vendi tonë nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshm.

“Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme, kur të ketë ju do jeni të informuar por deri më sot ne jemi me një mandat të plotë dhe në një mandat për të realizuar premtimet tona si qeveri dhe këtë do bëjmë”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera, Spiropali është ndalur edhe tek kaosi i krijuar në Parlament nga opozita, ndërsa thekson se kjo sipas saj, “kjo është një rrugë pa krye dhe se radikalizmi nuk është zgjidhje”.

Po ashtu, ministrja i bëri thirrje deputetëve të PD të bashkohen për të patur më pas një strategji të duhur.

“Patjetër që kjo situatë nuk pëlqehet jo vetëm për ne por as opinionit publik dhe qytetarëve të këtij vendi nuk i pëlqen që në Kuvend të shohin zjarr, flakë, bilbila, ata duan të dëgjojnë zërin e deputetëve të zgjedhur, duan të dëgjojnë mendimet qoftë edhe kritike për projektligjet apo të tjera dhe ne urojmë shumë që çështjet që i pengojnë deputetët e PD dhe këtu nuk po i ndaj në të kujt e si por po them që të gjithë ata bashkë duhet që t’i kthehen rrugës së arsyes, duhet që të gjejnë një pikë që i bashkon, të bëjnë së pari bashkimin mes tyre sa i takon strategjive që duhet të zgjedhin si në Kuvend ashtu edhe strategjive elektorale dhe nuk mund të jetë Kuvendi zgjidhja për strategjitë e tyre radikale. Ata kanë gjithë drejtën e tyre të protestojnë, të shkojnë në rrugë pa krye por kjo nuk është rruga e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është për të tjera punë dhe të gjitha opozitat kanë provuar që të radikalizohen, kanë provuar që edhe t’i djegin mandatet, edhe të braktisin Kuvendin, e kemi bërë edhe ne, e kemi braktisur për 6 muaj kur ishim në opozitë dhe ajo rrugë nuk na çoi askund. Besoj që partitë politike kanë fituar tashmë një pjekuri për të kuptuar se rruga e vetme është rruga institucionale dhe rruga e krijimit të besimit tek njerëzit”, tha Spiropali.

Ministrja e Shtetit u ndal më tej edhe tek reforma zgjedhore, ndërsa shton se ky proces nuk rrezikon të dështojë.

“Sigurisht që nuk rrezikon që të dështojë sepse përtej komisionit bipartiak sigurisht që po shpresojmë që të funksionojë, ne kemi rekomandimet e ODIHR të cilat janë udhërrëfyes, nuk janë vetëm ndryshime ligjore, janë edhe çështje të tjera institucionale të cilat duhen adresuar dhe jam e bindur që ne do mund t’i adresojmë përpara zgjedhjeve të ardhshme kurdo që të jenë.

Patjetër që ka ndryshime ligjore që mund të duhen 84 vota në qoftë se ka ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, ka çështje të tjera të cilat mund të adresohen në mënyra të tjera por prandaj ne e kemi ngritur këtë Komision që ne të vijmë aty dhe të bëjmë propozime përmbajtësore, ne nuk e kemi ngritur Komisionin e Reformë Zgjedhore që të diskutojmë për karrigen e njërit apo të tjetrit”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad